Ditën e sotme ashtu siç ishte parashikuar, u zhvillua Audicioni i Prishtinës tek zyrat e Top Channel në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Që prej orës 11:00 qindra fëmijë të shoqëruar nga familjarët e tyre kanë pritur me padurim radhën për të kënduar para jurisë me dëshirën e madhë për t’u bërë pjesë e edicionit të tretë të “The Voice Kids”.

Audicionet kanë zgjatur deri në orët e para të mbrëmjes pasi pjesëmarrja e të vegjëlve të Prishtinës ishte e madhe po ashtu edhe dëshira e tyre për të dhënë maksimumin duke kënduar më shumë se një apo dy këngë.

Produksioni i “The Voice Kids 3” ka mbetur mjaft i kënaqur me talentet e këtij vendi të cilët kanë spikatur me zërat e veçantë dhe me shumë stil. Edhe pak kanë mbetur nga Audicionet e “The Voice Kids”.

I radhës i përket qytetit të Durrësit më 23 Qershor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, si gjithmonë në orën 11:00! Bëhuni pjesë e eksperiencës së paharrueshme të “The Voice Kids”.