Mbas shumë ‘luftërash’ mes trajnerëve në përpjekje për të fituar zërat më të mirë, kemi arritur gati në finish të Audicioneve të Fshehura. Finalja e tyre na pret te premten që po vjen dhe kjo natë do të na tregojë nëse skuadrat do të plotësohen. Por si është gjendja e skuadrave deri tani?
Miriam Cani ka deri tani në skuadrën e saj 14 zëra. Gjatë mbrëmjes së parë të Audicioneve të Fshehura trajnerja arriti të marrë në skuadrën e saj 4 konkurrentë, Arseldin, nga Shkodra, Anjën e cila u paraqit me këngën e Mulan-it, Desilën dhe Denis B., i cili erdhi enkas nga Italia për të provuar zërin në ‘The Voice Kids Albania’. Tre artistë të tjerë iu shtuan Skuadrës Miriam në natën e dytë të Audicioneve të Fshehura. Danjela nga Kukësi zgjodhi pikërisht Miriamin si trajneren e saj. Zëri i Stinës nga Prishtina iu bashkua kësaj skuadre, e ndjekur nga Alisias, e cila po ashtu vazhdon garën e zgjedhur nga trajnerja Miriam. Në natën e tretë trajnerja Miriam merr dy artiste te reja, Siborën dhe Ermën. Në natën e katërt të ‘The Voice Kids’ Miriam Cani mori 3 artiste me zëra të veçantë, Erikën, një vajzë e ëmbël, Aulonën nga Gjermania dhe Anën, e cila mahniti gjithë panelin me performancën e saj. Në natën e pestë Miriami arriti të fitojë për në skuadrën e saj dy zëra, Adolfin dhe Martinën.
Aleksandër dhe Renis Gjoka kanë gjithsej 16 artistë në skuadrër. Skuadra Gjoka mori 3 konkurrentë në natën e parë të Audicioneve të Fshehura. Sindi është e para që hyn në Skuadrën Gjoka. Pas saj skuadrës i bashkohet Tea me zërin e saj të veçantë dhe konkurrentja e fundit që morën Gjokat atë mbrëmje ishte Luisida. Në natën e dytë të Audicioneve të Fshehura Skuadra Gjoka fitoi katër zëra. Mei, Patris, Kejsi dhe Frensi ishin artistet të cilat iu bashkuan Skuadrës Gjoka, duke e pasuruar kështu këtë skuadër me talente të reja. Në natën e tretë të spektaklit, Gjokat arritën të marrin 3 artistë, Shpëtimin, me stilin e tij të prerë për këtë skuadrër, Sidorelën dhe Ëmblën, e cila habiti me fuqinë e zërit të saj. Skuadra Gjoka në natën e katërt të Audicioneve të Fshehura arriti tSkuadra Gjoka nisi natën e katërt të Audicioneve të Fshehura me marrë Enxhin, Vivianin dhe Anjezën me karakterin e saj të veçantë në këndim. Skuadra Gjoka mori tre talente të reja në natën e pestë, Blertën, Sajanën dhe Kleansën.
Trajnerja Eneda Tarifa ka deri tani 15 artistë në gjirin e skuadrës së saj. Ajo mori vetëm dy prej konkurrentëve në mbrëmjen e parë të Audicioneve të Fshehura. Konkurrentja e parë ishte Klea, vajza nga Dibra e Madhe për të cilën u kthyen të gjithë trajnerët. Ndërsa konkurrentja e dytë që zgjodhi Enedën ishte Alisa. Edhe gjatë mbrëmjes së dytë Eneda mori dy artistë në skuadrën e saj, Zhaklinën nga Tirana dhe Speranzën me zërin e saj të bukur. Në mbrëmjen e tretë të talent show-t 4 artistë iu bashkuan skuadrës së trajneres Eneda Tarifa. Nisea nga Elbasani, Xhemi nga Pogradeci, Eixhner dhe Rita, vajza e cila vjen nga Mitrovica. Gara vazhdoi në episodin e katërt të Audicioneve të Fshehura dhe trajnerja Eneda fitoi 3 zëra të rinj. Alina, Natalia, e cila konkurronte për herë të dytë në ‘The Voice Kids’, si dhe Denis P. u shtuan në radhët e Skuadrës Endeda. Trajnerja Eneda Tarifa, shtoi në skuadrën e saj 4 artistë të rinj në natën e pestë të Audicioneve të Fshehura, Mejbën, Molosin, Kristelin dhe Jasmina H.
Audicionet e Fshehura përcjellin një emocion të veçantë, si për konkurrentët edhe për trajnerët, por jo vetëm. Kjo fazë është një nga më të pëlqyerat edhe nga publiku, i cili prezantohet me secilin prej artistëve, duke bërë tifo që konkurrentët të bashkohen me njërën skuadër apo me tjetrën. Por skuadrat nuk janë plotësuar ende. Sa butona do të shtypen akoma? Sa zëra kanë mbetur pa zbuluar? Cila skuadër do të ‘rrëmbejë’ zërin më të mirë? Këtë mund ta zbuloni në finalen e Audicioneve të Fshehura, të cilën mund ta shijoni të premten, në Top Channel, në orën 21:00.