Vetëm pak ditë na ndajnë nga Nata e parë Live e “The Voice Kids” dhe emocionet sapo kanë filluar. Mbrëmja e së premtes do të jetë e dedikuar për konkurrentët e skuadrës së Miriamit.

Rroni, Noa, Anisa G, Erza, Blinera dhe Margen gjatë gjithë javës jo vetëm që do të bëjnë prova të shumta në mënyrë që të shkëlqejnë në skenë por gjithashtu do të jenë aktivë edhe në platformat tona sociale.

Gjatë spektaklit nuk do të mungojnë interpretimet fantastike të këtyre artistëve por as performanca me trajneren e tyre.

Gjithashtu ata do të dhurojnë shumë energji edhe emocione nëpërmjet dueteve ku do të shpalosin në tërësi vokalet e tyre. Në fund të mbrëmjes trajnerja Miriam do të duhet të zgjedhë 2 konkurrentë për t’i marrë me vete në gjysmëfinale, ndërsa 2 të tjerë do të mund t’i përzgjedhë publiku me anë të televotimit.

Momente argëtuese do të ofrohen edhe në “Voice-Room” aty ku Flori Gjini do të jetë live në Facebook dhe Youtube së bashku me të gjithë konkurrentët. Nuk do të mungojnë komentet, analizat, batutat apo situatat më të papritura të mbrëmjes.

“The Voice Kids” vjen të premten në orën 21:00 në ekranin nën moderimin e Dojna Memës. Për të gjithë ju që doni t’i përjetoni live emocionet e spektaklit, biletat i gjeni pranë studiove të Top Channel në Kashar ose tek Piramida.