Skuadra Eneda e nis natën e gjysmëfinales me Mejbën, e cila u ngjit në skenë për të kënduar ‘My kind of love’ nga Emeli Sande. Një performancë që përcolli shumë emocione dhe Mejba arriti të kapte vëmendjen e publikut që duartrokiti performacën e saj.

Denis P. vazhdoi garën duke kënduar ‘Lay me down’ nga Sam Smith. Një performancë e veçantë dhe emotive, ndryshe nga ajo që Denisi solli javën që kaloi.

E treta konkurrente nga Skuadra Eneda ishte Rita, e cila këndoi ‘Creep’ nga Harley Reinhard. Rita e ka nisur konkurrimin e saj në ‘The Voice Kids’ pikërisht me një këngë të së njëjtës këngëtare. Stili Jazz duket se i përshtatet më së miri Ritës.

Klea mbyll konkurrimin e skuadrës Eneda me këngën ‘Show must go on’. Askush më mirë se Klea nuk mund ta këndonte këtë këngë, duke përçuar të gjithë mesazhin dhe energjinë e kësaj kënge.