Mbrëmja e sotme ka qenë shumë emocionuese dhe plot me surpriza. Skuadra e tretë në garë ishte Skuadra Miriam.
E para që u ngjit në skenë ishte Ana, e cila këndoi ‘Dream On’ nga Aereosmith. Një interpretim i sigurtë dhe i fuqishëm.
Pas Anës në skenë u ngjit Danjela, e cila këndoi edhe njëherë një këngë shqip. Këtë herë trajnerja kishte pëzgjedhur për të ‘Pyes Lotin’ nga Elsa Lila. Një këngë shumë emocionale e përcjellë në mënyrën e duhur nga Danjela.
Stina këndoi ‘Praying’, me të njëjtën energji dhe emocion të çdo performance të saj në këtë spektakël.
Denis B. ishte mbyllja perfekte për këtë gjysmëfinale. Një performancë energjike, e sjellë në mënyrë të mrekullueshme me këngën ‘Applause’.