Artistët e skuadrës së Miriam Canit rrëmbyen menjëherë zemrat e publikut me performancën e tyre të parë së bashku me trajneren e cila kishte përzgjedhur për ta një këngë shumë energjike.
Rroni, Anisa G, Erza, Blinera, Margen dhe Noa kënduan “I’m Walking on Sunshine”, ku përveç aftësive vokale, ata kishin përgatitur një performancë fantastike për hapjen e spektaklit. Fëmijet dhe trajneria bënë që i gjithë publiku në sallë të ngrihej në këmbe për të kërcyer.
Te gjashtë me një kitarrë dhe të veshur me kostume shumë-ngjyrësh e vezëllitës, ata na dhuruan pa fund emocione pozitive dhe tashmë janë gati për një garë të vërtetë!
Kjo ishte vetëm surpriza e tyre e parë për publikun por me shumë të tjera do të njiheni përgjatë mbrëmjes së sotme.
Jeni gati për një mbrëmje fantastike? Mos u largoni nga ekrani i Top Channel.