Për të gjithë ata që e kanë ndjekur hap pas hapi edicionin e tretë të “The Voice Kids”, nuk mund të mungonte Epilogu që zbulon të gjitha të pathënat e këtij sezoni që i presim me padurim.

Në krye të panelit do të jetë prezantuesja, Dojna Mema e cila do të mirëpresë të ftuarit. Pjesë e Epilogut do të jenë trajnerët, 6 finalistet, V-Coach dhe Flori Gjini.

Secili prej tyre ka rrëfyer momente nga prapaskenat, batutat, të qeshurat dhe lotët që janë derdhur nga emocionet që ky talent-show ka ofruar.

Jeni kureshtarë të dini se për çfarë do të flitet tjetër sonte? Atëherë qëndroni pranë ekranit të Top Channel për të mos humbur magjinë e fundit të “The Voice Kids”.