Jemi vetëm një hap larg Finales së madhe të spektaklit dhe emocionet sa vijnë dhe shtohen.

12 Gjysmëfinalistët janë gati të na dhurojnë performanca të bukura dhe si gjithmonë të na mahnisin me vokalet e tyre.

Artistët e të gjitha skuadrave që do të prekin skenën magjike të këtij talent-show, do të përballen me televotimin ku në fund vetëm 2 konkurrentë nga secila skuadër do të prekin Finalen e madhe.

Ndryshe nga mbrëmjet e kaluara, vendimi se cili shkon në Finale, i përket vetëm publikut. Cilët do të jenë ata që do t’ja dalin? Këtë do ta mësoni sonte në orën 21:00!