Mbrëmja e sotme shënon Natën e tretë Live e cila do të mirëpresë në skenë artistët e skuadrës së Arilena Arës.

Teksa Netët Live kanë dhuruar emocione të panurmëta përgjatë dy javëve të fundit, sonte do të vendosen 4 Gjysmëfinalistët e fundit të këtij edicioni.

Talentet e Arilenës të cilët kanë bërë prova të panumërta këtë javë, priten të shkëlqejnë në skenë me performancat e tyre për të mahnitur trajnerët e për të fituar zemrat e publikut.

Gjatë momenteve kur ata nuk janë në skenë për të performuar do të mund të shihni në “V-Room”. Flori Gjini, 2 opinionistët dhe artistët e tjerë të këtij talent-show do të jenë Live në Facebook dhe YouTube. Ata do të na argëtojnë me komente e lojra.

Jeni kuriozë të dini se cilët do të jenë 4 Gjysmëfinalistët e kësaj mbrëmjeje? Atëherë qëndroni pranë ekranit të Top Channel dhe mos humbisni asnjë moment të këtij spektakli.