Mbrëmë u mbajt nata e dytë e audicioneve të fshehura të “The voice Kids”.

Ndërsa ka marrë pjesë edhe vajza e këngëtarit të njohur Selami Kolonja.

Majsela konkurroi me këngën “Unforgettable”. E vogla mahniti Miriam Canin e cila e mori menjëherë në skuadrën e saj.

“Kam insistuar që fëmijët e mi të mos merren me muzikë. Nuk është aq e lehtë të merresh me muzikë. Kur merresh me këtë profesion e kupton sa i vështirë është. Majsela insistoi që të merrte pjesë dhe ka mbështetjen tonë”, tha Selami Kolonja.