Speranza, një nga zërat më të veçantë që spikatën në Audicionet e Fshehura. Speranza këndoi ‘Toxic’, duke bërë të gjithë trajnerët të shtypnin butonin për të.

Ajo fitoi në Beteja përballë Xhemit dhe Molosit, të cilët kënduan këngën ‘We don’t talk anymore’.

Speranza erdhi në Netët Live për të qenë pjesë e natës dedikuar muzikës shqiptare dhe për të sjellë një version të ëmbël të këngës ‘Jetoj’ nga Parashqevi Simaku.