I ftuari, i cili mbylli performancat në mbrëmjen e sotme, ishte artisti Stenald Mëhilli. Pas performancës së skuadrës së fundit në garë, Stenaldi u ngjit në skenë për të performuar këngën e tij ‘Kozmonaut’.
Artistë si Stenaldi janë gjithmonë të mirëpritur në skenën e ‘The Voice’. Rrugëtimi i tij nisi pikërisht në ‘The Voice of Albania’. Stenald Mëhilli erdhi në ‘The Voice’ për të treguar talentin dhe energjinë që u shfaq që në audicionin e tij të parë.
Stenaldi përçon nëpërmjet zërit të tij, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet e një bote që nuk mund ta shohë, por që me dhuntinë e tij arrin ta përcjellë tek të tjerët.
Këtë të premte ai erdhi si i ftuar në Gjysmëfinalen e ‘The Voice Kids’, ku performoi këngën e tij të fundit, për të jetuar edhe njëherë mbështetjen e duartrokitjeve të publikut, i cili e deshi që herën e parë që doli në skenë.