Një ndër konkurrentet më simpatike të kësaj mbrëmjeje është edhe Samanta e cila edhe pse është rritur në Itali e zotëron mjaft mirë gjuhën shqipe.
Pjesëmarrja në “The Voice Kids” është gjëja më e bukur që i ka ndodhur deri tani pasi jo vetëm që sapo arriti të realizojë ëndrrën e saj duke u bërë pjesë e spektaklit por edhe se do të qëndrojë për disa kohë në Shqipëri.
Lidhja e saj me Shqipërinë është shumë e veçantë. Samanta e ka kuptuar që e do shumë vendin e saj që herën e parë që babai i këndoi një këngë në gjuhën shqipe.
Për të Shqipëria është vendi më i bukur në botë. Tashmë që është pjesë e skuadrës së Miriam Canit shpreson që të bëjë sa më shumë shokë dhe shoqe të reja në “The Voice Kids”.