Adolfi erdhi nga Burreli për të ndjekur ëndrrën e tij në ‘The Voice Kids’. I emocionuar ai performoi këngën ‘That’s what I like’ dhe rezultoi një sukses i vërtetë.
Jo vetëm që trajnerët u kthyen të gjithë për të, por dhe bënë një “luftë” të vërtetë për ta patur në skuadrën e tyre. Skena e ‘The Voice Kids’ për disa çaste u transformua në një mini arenë, ku secili nga trajnerët propagandonte arsyet pse Adolfi duhet të zgjidhte atë.
I emocionuar dhe shumë i lumtur për reagimin e tyre, Adolfi zgjodhi Miriamin për të vazhduar garën në Beteja.