Mbrëmja finale nisi me shumë energji teksa artistet e mbrëmjes që janë në konkurrim dhe trajnerët performuan këngën hapëse të spektaklit “Radio Ga Ga”.

Këtë herë performancës në grup i’u bashkuan edhe Vocal Coach cilët gjatë gjithë sezonit ashtu si trajnerët kanë ndarë dijet e tyre muzikore me konkurrentet duke i përgatitur ata për në skenë.

Në skenën magjike të “The Voice Kids” në këtë finale të madhe nuk kishte si të mungonte një këngë legjendare si “Radio Ga Ga” nga grupi Qween e lançuar në vitin 1984 e cila menjëherë u shndërrua në një hit ndërkombëtar.

Tashmë që finalja nisi me energjinë e duhur, bëhemi gati për performanca spektakolare nga 6 finalistet e mbrëmjes të cilat kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në Finale.