Një fazë e shkurtër por me emocione drithëruese ajo e Betejave e cila përmbyllet javën e ardhshme.
Deri tani në ringun e Betejave janë përballur më shumë se gjysma e artistëve nga çdo skuadër dhe vetëm më të mirët kanë arritur të kualifikohen në Netët Live.
Për trajnerët, vendimi se kë duhet të përzgjedhin si fituesin e Betejave nuk ka qenë aspak i lehtë pasi gjithësecili prej tyre ka shkëlqyer nga ana vokale gjithashtu në performancë dhe interpretim.
Kanë mbetur edhe 6 Beteja të tjera, 2 nga secila skuadër të cilat do të ofrojnë shumë surpriza dhe emocione në natën finale të kësaj faze. Trajnerët do të ndërmarrin vendimet përfundimtare para Netëve Live.
Se cilët do të jenë artistët e fundit që do të dalin fitimtarë nga Betejat, këtë do ta zbuloni të premten e ardhshme.