Rrugëtimit kaq të bukur të “The Voice Kids” po i vjen fundi. Si papritur jemi vetëm 1 hap larg finales së madhe ku do të shpallet edhe zëri më i mirë i Shqipërië për fëmijë.
Të premten është Gjysmëfinalja e spektaklit dhe të gjithë e presin atë me padurim. Mbrëmjen e kaluar mes buzëqeshjes dhe emocioneve të shumta u shpallën edhe 4 Gjysmëfinalistët e fundit nga skuadra Arilena të cilët janë; Earta, Uendi, Anisa dhe Ermali.
Ata na bënë për vete me performancat rrënqethëse si edhe na kanë argëtuar per interpretimet e tyre të vecanta. Tashmë të gjitha skuadrat do të përgatiten për një mbrëmje spektakolare.
Në Gjysmëfinale përgatituni të shihni 12 artistët e tre skuadrave, pasi talentet e tyre premtojnë shumë.
“The Voice Kids” ka rezervuar surpriza të shumta për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme!