Gara ka qenë tepër e vështirë, por në fund është publiku ai që vendos se kush do të vijojë më tej aventurën në ‘The Voice Kids’.
Verdikti i publikut, i shprehur përmes televotimit, ka vendosur që të shpëtojë Sindin dhe Patrisin, duke iu bashkuar Sarës dhe Frensit, të cilat u shpëtuan më herët nga trajnerët Aleksandër dhe Renis Gjoka.
Sindi erdhi me këngën ‘Grace Potter and The Nocturnals’, një interpretim fantastik, i cili u duartrokit fort në sallë. Ndërkohë që Patris erdhi me ‘I put a spell on you’, interpretimi i saj krijoi një atmosferë magjepsëse në teatrin e ‘The Voice Kids’.