The Voice Kids” ka bërë bujë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale muajt e fundit, kjo fale talenteve dhe zërave të mrekullueshëm që po konkurojnë gjatë këtij sezoni.
Vogëlushja me zërin bombastik fioi mori zemrën e publikut me historinë e saj. Danjela është një vajzë e cila jeton në një nga fshatet e Kukësit dhe ka ardhur në Voice për t’u kënaqur. Kaq ka mjaftuar që të marri vëmendjen e të gjithve.
Gjatë performancës së saj dje, Ledion Liço e pyeti si ndihej që ia kishte kaluar edhe performancës së Encës në Voice me klikime, por vogëlushja thjesht buzëqeshi.
Me një kërkim në Youtube vumë re se Danjela ka arritur të ketë 1 milion e 100 mijë klikime ndërkohë që performanca e Encës përpara disa vitesh ka diku më shumë se 800 mijë.
13-vjeçarja nga Kuksi është kthyer tashmë në fenomen kjo jo vetëm për zërin unik dhe talentin në të kënduar, por edhe për jetën shumë ndryshe nga bashkëmoshatarët që bën Danjela.
Danjela jeton me gjyshen, motrat dhe vëllain e vogël në Kukës, ndërsa në fundjavë ajo shkon në fshat te prindërit për t’i ndihmuar.
E ftuar nw “Top Show”, Daniela u shpreh se i pëlqen shumë të këndojë, po ëndërron të bëhet veterinere. “Më pëlqen shumë muzika, por dua të bëhem veterinere që të shëroj kafshët”, u shpreh Daniela ndërsa tregoi dashurinë për kafshët.