Ashtu sikur e kemi përmendur edhe në raste të tjera, ‘The Voice Kids’ nuk është vetëm një garë mes fëmijësh. Përveçse ata konkurrojnë për zërin më të mirë, kjo është edhe një arsye dhe një mundësi që ata kanë për të realizuar një ëndërr. Këtu ata përjetojnë emocione të bukura që vetëm një projekt i tillë mund t’i ofrojë.

Jo vetëm kaq, por ata kanë mundësinë të socializohen me fëmijë të tjerë, të njihen nga afër me njeri-tjetrin, të bëjnë foto, të shkëmbejnë kontakte dhe të ndajnë sëbashku dëshirën që rrugëtimi i tyre në ‘The Voice Kids’ të mos ndalet këtu.