Ky edicion i ‘The Voice Kids’, ka ngjallur interes jo vetëm tek fëmijët të cilët synojnë të bëhen pjesë e këtij formati, por edhe më gjerë. Çdo postim ka patur shumë reagim edhe në mediat sociale, duke marrë për rrjedhojë qindra komente pozitive. Të shumtë janë ata që shkruajnë për të uruar dhe shprehur padurimin e tyre, për të parë në ekran spektaklin e talenteve.

Ajo që e karakterizion këtë herë ‘The Voice’ është simpatia e pamohueshme e fëmijëve pavarësisht prirjeve të tyre artistike. Ky është faktori kryesor i freskisë dhe energjisë pozitive që ka në ajër. E kombinuar kjo, me prurjet e shumta të talentit, garantohet një show fantastik!