Kanë nisur provat në skenën e ‘The Voice Kids’ me dy të ftuarit e mbrëmjes së gjysmëfinales. Stendald Mëhilli dhe Klinti Çollaku kanë provuar me orkestrën e ‘The Voice Kids’, që shoqëron Live çdo performancë, këngët që do të këndojnë nesër mbrëma.
Të dy rikthehen në skenën e ‘The Voice’, ku kanë qenë protagonistë. Askush më mirë se ata nuk i njeh emocionet që ajo skenë të ngjall.