‘The Voice Kids’ filloi në datën 19 Janar mbrëmjen e parë të Audicioneve të Fshehura dhe bashkë me spektaklin shpërthyen dhe lajmet për të. ‘The Voice Kids’ nuk rrëmbeu vetëm audiencën televizive, por edhe atë të shtypit të shkruar, mediave sociale apo ‘fanclub’-eve të hapura në mbështetje të ‘The Voice Kids’ apo trajnerëve, që me siguri do të vazhdojnë të publikojnë edhe në mbështetje të artistëve të tyre të preferuar.
Zërat magjepës të artistëve të vegjël bënë për vete publikun, i cili gëzoi dhe u përlot gjatë mbrëmjes bashkë me fëmijët. Por nuk ishte vetëm magjia që ata sollën, që e pushtoi shtypin. Nuk u lanë pa përmendur përkushtimi i producentëve për ‘The Voice Kids’, situatat gazmore të klipeve, batutat e Ledion Liços dhe trajnerëve të këtij sezoni, të cilat ishin po ashtu kryefjala e shtypit gjatë kësaj fundjave.
Ky ishte një fillim i mbarë i sezonit të ri dhe mund të themi se të tjerat mbeten ende për t’u parë në netët në vijim. ‘The Voice Kids’ nisi me surpriza dhe duket se kështu do të vijojë.
Duke klikuar këtu https://thevoice.top-channel.tv/index.php/kategori/press/ mund të informoheni rreth shtypit për ‘The Voice Kids’.