Zbulohet karrigia e tretë e jurisë së ‘The Voice Kids’. Në atë karrige në fakt, do të ulen dy muzikantë, emra të njohur dhe të dashur për ne, siç janë Aleksandër dhe Renis Gjoka, por për ne do të jenë një. Vendimet e tyre do të jenë të përbashkëta sepse kanë në dispozicion vetëm një buton. Nuk e dimë sa e lehtë do të jetë për ta, aq më tepër që bëhet fjalë për emocione të pafajshme fëmijësh.
Në fakt, kur zbuluam dy anëtaret e tjera të jurisë, Enedën dhe Miriamin, zgjedhjen e tyre e lidhëm disi me faktin që janë mama të reja dhe kur mësuam se kësaj jurie do t’i bashkoheshin dy zëra ‘rock’ na devijuan pak parashikimet. Pse Sandri dhe Renisi? Ndoshta prej lidhjes së tyre përej të qenit xhaxha e nip…/O.Zh/Tiranapost.al/