Sot nisin audicionet e ‘The Voice Kids’. Dhe fëmija i parë që ka shkelur në atë sallë ishte London Noor. Kur shkel një fëmijë thonë, shkon gjithmonë mbarë. Por përtej kësaj, edhe vogëlushi, si pjesa e tjetër e familjes ka rolin e vet në këtë produksion.

I veshur denjësisht për eventin, ashtu si babi Ledioni, me të zeza, ai ka testuar mikrofonin për fëmijët e tjerë që do të këndojnë aty. Besojmë se prania e të voglit do t’ua zbusë pak ankthin dhe emocionet e garës së vogëlushëve që do të konkurrojnë tek ‘The Voice’.