Daniela Toçi ishte një ndër konkurrentet më të veçanta të “The Voice Kids Albania” e cila rrëmbeu zemrat e publikut me zërin e ëmbël e të brishtë si edhe me historinë e saj.

Edhe pse edicioni i dytë i këtij spektakli ka përfunduar, esenca e tij ende ka mbetur, jo vetëm në mendjen e publikut dhe fansave të këtij konkursi por edhe të ish-pjesëmarrësve të vegjël. Së fundmi ata i janë bashkuar sërish stafit për t’i ndihmuar me përgatitjet e edicionit të ardhshëm që nis së shpejti në ekranin e Top Channel.

Miriam Cani, trajnerja shumë e dashur, ditën e djeshme është surpizuar nga ish-pjesëtarja e skuadrës së saj Daniela. Ajo ka marrë një dhuratë të veçantë, shkëputur nga libri i kujtimeve në “The Voice”.

Këngëtarja ka marrë një pusullë në të cilën shkruhej: “Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për të gjithë skuadrën.”

Këtë dhuratë Miriami e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram së bashku me një foto ku falenderon Danielën për surprizën e bukur.

Me shume nga: Miriam Cani