Teksa përgatitet për t’u ngjitur në skenën madhështore të Eurovizionit, Eugent Bushpepa do të bëjë një ndalesë tek “The Voice Kids”.
Vitin e kaluar ai ishte asistent trajner i skuadrës së Besës në sezonin e 6-të të “The Voice of Albania” ndërsa këtë vit rikthehet për të performuar këngën “Mall” që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europian.
Eugent Bushpepa është cilësuar si një ndër artistët Shqiptar më të mirë të muzikës ‘live’ dhe zëri i tij potent nuk mund t’i mungonte një skene si “The Voice Kids”. Në sondazhet e kryera në faqen zyrtare të “Eurovizion”, ai mbante vendin e 4-t si pretendent për fitore.
Kjo e premte në “The Voice Kids” do të ketë shumë surpriza dhe performanca dirthëruese nga artistët e vegjël ndërkohë që mbetet ende për t’u zbuluar se cila skuadër është e radhës për “Netët Live”.