Rrugëtimit të gjatë të “The Voice Kids” nëpër rrethe për të gjetur talente të vegjël dhe për të spikatur ZËRIN, i erdhi fundi.
Prej javësh e gjithë skuadra e këtij spektakli ka udhëtuar nëpër qytete si; Shkodra, Vlora, Korça, Kukësi, Prishtina etj për t’i dhënë fund kësaj faze me Audicionin e dytë dhe atë përfundimtar të Tiranës.
Ky audicion i zhvilluar ditën e sotme në ambjetet e Top Channel tek Piramida ka shërbyer si shansi i fundit për të gjithë ata që nuk mundën të paraqiteshin në datat e kaluara.
Pjesëmarrja në Audicionin e dytë të Tiranës ishte e madhe ku qindra fëmijë të vegjël nga treva të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës erdhën me shpresën dhe dëshirën për të bërë ëndrrën e tyre realitet.