Ju lajmëruam pak ditë më parë se ky sezon i “The Voice Kids” do të vinte me surpriza të mëdha të cilat po zbulohen dalëngadalë.
Surpriza e parë për fituesin e këtij kompeticioni ishte një bursë nga “New York High School” për të pasur një arsim dinjitoz me standarte eropiane dërsa e dyta është më argetuesja.
Fituesit do t’i jepet mundësia të bëjë një udhëtim të mrekullueshëm në parkun gjigand të lojrave “Gardaland” që ndodhet në veri-lindje të Italisë. “Global Travel” siguron për “The Voice Kids” finalizimin perfekt për një gare të tillë.
Fituesi apo fituesja do të shijojë një fundjavë fantastike së bashku me familjen të cilët do të kalojnë aventura të ndryshme. Ëndërrimtarët e vegjël do të kenë mundësinë të shijojnë spektaklet e magjisë, sfidat e lojërave dhe aktivitete të tjera. Dëfimi në “Gardaland” është i garantuar.