Rrugëtimi i tij nisi aty, ku prej vitesh përzgjidhet zëri më i mirë i shqiptarëve, “The Voice of Albania”. Stenaldo Mëhilli u prezantua si një i ri plot talent dhe energji, i cili që në performancën e parë bindi Alma Bektashin, që të kthente karrigen për ta bërë pjesë të skuadrës së saj.
E katër vite më pas ai u rikthye në skenën e “The Voice” ku performoi këngën e tij të fundit, “Cosmonauts”, në gjysmëfinalen e ‘The Voice Kids’.
Stenaldo përçon nëpërmjet zërit të tij, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet e një bote që nuk mund ta shohë, por që me dhuntinë e tij arrin ta përcjellë tek të tjerët.
Top Channel