Edhe Vlora premton për talente që do i shtohen show-t fantastik të “The Voice Kids”.

Në audicionin e spektaklit në këtë qytet interesi ka qenë i lartë. Edhe më herët numri i aplikimeve ka qenë i lartë.

Pritja ka nisur herët, edhe pse ishte lajmëruar fillimi i audicionit në orën 13:00.

“Po prisja të rritesha për “The Voice”, por tani që doli “The Voice Kids”…”, thotë një nga pjesëmarrëset.

Edhe njëherë juria përzgjedhëse konfirmon prithshmëritë e saj që Vlora do t’i sjellë prurje të spikatura “talent show”-t. Ashtu siç ka qenë edhe më herët në “The Voice.”

Pallati i Kulturës u shndërrua në një skenë të vogël për të gjithë fëmijët pjesëmarrës. Shumica me ëndrrën për të fituar e për të qenë pjesë e një skene të vërtetë që “Voice Kids” ka rezervuar për më të mirët.

Energjia e mirë, atmosfera e ngrohtë dhe gazmore dalluan në Vlorë me protagonistë ata që e rrezatojnë më mirë këtë, fëmijët.

Emocione dhe surpriza të reja do të ketë në vazhdimësi të “The Voice Kids”. Menjëherë pas Vlorës, produksioni do të vijojë rrugëtimin në Prishtinë, më 15 shtator, tek Pallati i Rinisë dhe Sporteve, në orën 13:00.

Mirësevini në spektaklin më të madh të talenteve për të bërë realitet ëndrrat tuaja!

/ Top Channel