Talent show “The Voice Kids”, ka pasur destinacionin e radhës Korçën. Rrugëtimi në kërkim të artistëve të vegjël nga mosha 6-14 vjeç,u ndal në ambientet e tetarit të kukullave në qytetin juglindor ku vogëlushë dhe prindër kanë qëndruar së bashku në pritje të momentit të parë.

Nga më të vegjlit e deri tek më të rriturit, fëmijët kanë pritur me entuziazëm kompeticionin për të shfaqur talentin e tyre para jurisë.

Teksa kanë ndarë emocionet e tyre pjesëmarrësit e kësaj faze kanë treguar se për ta The Voice është një mundësi që bën endrrat realitet.

Për produksionin, audicionet e Korçës kanë sjellë zëra të mirë dhe fëmijë të talentuar.

Spektakli i dashur për fëmijët do të jetë në Vlorë, më 17 qershor, tek Pallati i Kulturës. Në pritje të gjithë zërave e sigurisht në kërkim të zërit më të mirë!