Ende vazhdon sfida e këndshme mes trajnerëve të mëdhenj dhe atyre të vegjël. Çamarrokët të cilët guxuan të sfidonin Miriamin, Enedën, Renisin dhe Aleksandrin ende kërkohen dhe komentohen në platformat tona sociale.
Të gjithë i mungojnë skenës së “The Voice Kids” dhe ekranit të Top Channel por kush e ka fituar zemrën e publikut?!
Në faqen tonë zyrtare në Instagram ne publikuam një sondazh ku i kërkuam ndjekësve tanë të votonin për trajnerët e tyre të preferuar duke ditur se nga sondazhi i fundit, trajnerët e mëdhenj e fituan sfidën e parë.
Midis dy skuadrave të trajnerëve, betejën për të qenë të parët në zemrën e publikut edhe një herë tjetër e fituan trajnerët e mëdhenj, me ëmbëlsinë e Miriamit dhe Enedës si edhe me humorin e Renisit dhe Aleksandrit.
Ata e fituan sfidën me një rezultat të lartë, 74% kundrejt të vegjëlve me 36%. A do t’i shohim të gjithë ata përsëri në “The Voice Kids”?! Kjo do të mbetet surprizë edhe për pak kohë pasi sezoni i ri do të trokasë shumë shpejt.