Trajnerët e ‘The Voice Kids’ Miriam Cani, Eneda Tarifa, Aleksandër & Renis Gjoka dhe producenti ekzekutiv Ledion Liço do të tregojnë sonte në Top Show Magazine rrugëtimin e talent show-t që nga ‘casting’-u e deri tek përzgjedhja e 83 talenteve për t`u futur në garë për çmimin e madh.
Ata do të rrëfejnë momentet më interesante me të cilat janë përballur. Do të tregojnë për herë të parë përjetimet e tyre gjatë momenteve kyçe të spektaklit. Si i kanë menaxhuar momentet e vështira për të thënë “JO” dhe cilat kanë qenë rastet ku kanë patur “përplasje” me njëri-tjetrin përpara gjykimit.
Një rrëfim ekskluziv përpara transmetimit të spektaklit këtë të premte, në orën 21:00.