Tradita 16 vjeçare e këngëve të urimit të ‘Top Media’ vazhdon. Kartolina e urimit  për festat e fundvitit, kësaj here do të vijë me këngën ‘Në tren për Perzeren’ të grupit ‘Gjurmët’, të publikuar për herë të parë në vitin 1984.

Televizioni më i madh në vend, shoqëruesi më i mirë i shikuesit kudo ndodhet, mbledh të gjithë personazhet më të dashur të ekranit të vogël, në një festë të madhe.

Gjithë ‘Top Media’ duhet të festojë ndryshe këtë herë. Nga koret e mëparshme, nga festimi brenda shtëpive vitin e kaluar, këtë vit jemi në një festë të gjithë së bashku, ngjashëm me si festojnë kudo shqiptarët.

Për këtë arsye kënga ka disa ndryshime në tekstin original, të shkruar nga skenaristët e ‘Portokalli’.

Ndryshimet e bëjnë atë më panshqiptare, qoftë në tekst, qoftë në leksikun dhe dialektin e përdorur në të, por gjithmonë duke ruajtur autenticitetin.

‘Me tren për Prezeren’ është vendosur nga një bord me shumicë votash pas disa takimesh. Kënga ka marrë pëlqimin e autorit, Migjen Kelmendit, liderit të grupit ‘Gjurmët’. Video është realizuar nga Redi Treni dhe Rez Gurashi, dhe vjen nga ideja e një feste të madhe e të ngrohtë, që do ta shoqërojë publikun çdo mbrëmje.

Muzika është realizuar nga Alban Male. Në këngën e fundvitit të ‘Top Media’ nuk mund të mungonin trajnerët e ‘The Voice Kids’, Miriam Cani, Eneda Tarifa dhe Renis e Aleksandër Gjoka, të cilët u bënë pjesë e urimit dhe traditës së ‘Top Media’ me zërat e tyre të pakrahasueshëm.

Urime pa fund në këtë fundvit nga familja e madhe e me traditë në festa, urime nga Top Media!