Ditë më parë në faqen zyrtare të ‘The Voice Kids’ në Istagram dhe Facebook u publikua një foto e trajnerëve të këtij edicioni, shoqëruar me pyetjen: “Kush mendoni se do të jetë trajneri i preferuar i fëmijëve? “
Në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, komentet ishin të shumta. Pavarësisht se të gjithë trajnerët, që në çastin e publikimit të emrave të tyre, janë pritur me shumë aprovim dhe mbështetje, duket se ndjekësit e Miriam Canit kanë qenë më aktivë në sondazhin e publikuar, duke komentuar emrin e saj si zgjedhjen e preferuar të konkurrentëve. Të shumtë janë dhe komentuesit që parashikojnë si zgjedhjen e preferuar të fëmijëve Eneda Tarifën dhe Aleksandër dhe Renis Gjokën duke vërtetuar dhe njëherë popullaritetin dhe dashurinë e publikut për trajnerët e zgjedhur.
Në Audicionet e Fshehura do të mësojmë nëse parashikimi i publikut është i saktë ose jo. A do të kenë Miriam Canin të preferuarën e tyre konkurrentët e ‘The Voice Kids’? Ka nisur kështu gara midis mbështetësve të trajnerëve edhe pse spektakli ende nuk ka filluar.