Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të ekranit e cila gjithmonë është pranë publikut falë projekteve të saj muzikore.
Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj e cila të premten do të jetë e pranishme në “The Voice Kids” për të performuar në Gjysmëfinale.
Së fundmi, këngëtarja është rikthyer me një këngë të re pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje. Bashkëpunimi i saj i fundit, “Sekreti im” është pritur mjaft mirë nga fansat e saj duke u bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.
Të premten, Xhensila do të ngjitet në skenën magjike të “The Voice Kids”, për të për na dhuruar emocione të panumërta gjatë Gjysmëfinales.