Që nga fillimet e tij në ekranin e Top Channel, Ledion Liço ka ndryshuar shpeshherë pamje, duke ardhur për publikun herë bjond e herë brun, herë me kokën të rruar, e herë të tjera me modele të ndryshme flokësh.
Mirëpo, përveç kësaj, gjatë këtyre viteve, Ledioni ka lëvizur here pas here edhe në peshë.
Gjatë prezantimit të këtij sezoni të ‘The Voice Kids’, ka qenë njëra prej konkurenteve, në lidhje me publikun nga shtëpia në ‘Voice room’, bashkë me Dojna Memën, që i lexoi prezantuesit një koment pikant në lidhje me peshën e tij.
“Ledio, është mirë të dobësohesh pak…” – shkruante një komentuese në Instagram.
Por Ledioni nuk ia përtoi përgjigjen, duke e sqaruar edhe për shkurtimin e emrit të tij:
“E para, një herë, më mëso emrin. Unë nuk jam Ledio, por jam Liu. Pastaj, kur paske mësuar të lexosh komentet negative? Nuk dua më komente nga Instagrami” – tha moderatori.
“Edhe për mua kanë shkruar ‘akoma nuk është martuar kjo?'”- tha Dojna.
“E pra, na ngele në derë” – ia ktheu Ledioni me humor.
Burimi: ‘Revista Class’