Gjatë Netëve Live krahas performancave të konkurrentëve dhe trajnerëve nuk mund të mungojnë as ato nga të ftuarit special të “The Voice Kids”.

Ai i cili do të jetë i pranishëm në Natën e parë Live është këngëtari shumë i dashur i publikut, Young Zerka.

Artisti i rrymës muzikore ‘reggae’ ka marrë pjesë edhe në “Top Fest 5” me këngën “Sfera” gjithashtu dhe në “Top Fest 6″ me Shpirt i Plakur”.

Zerka është i njohur edhe për disa bashkëpunime të suksesshme me artistë të tjerë si Alban Skënderaj, Dhurata Dora, Ronela Hajati, Dj Flow, Aurela Gaçe e shumë të tjerë.

Projekti i fundit muzikor që është publikuar vetëm 3 javë më parë quhet “Lule Bore” në bashkëpunim me Jumpa, një këngë e cila menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”.

Young Zerka është një ndër artistët i cili nuk i ka munguar asnjëherë klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare dhe muzika e tij vazhdon të pëlqehet shumë dhe të votohet nga publiku.

Të premten gjatë Natës së Parë Live, bëhuni gati të shijoni një spektakël të vërtetë nga Young Zerka i cili do të performojë live disa nga hitet e tij.