Shkrim i publikuar nga Zëri.Info
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, çdo herë mbështet dhe përkrah talentet e rinj, transmeton “Zëri.info”.
Historia e Danjelës nga Kukësi e ka prekur e përlotur tej mase ambasadoren Çitaku, por në të njëtën kohë edhe e ka bërë krenare atë.
Danjela është njëra ndër konkurrentet e talent shout “The Voice Kids Albania 2018”, mirëpo historia e saj dallon shumë nga bashkëmoshatarët e saj, shkruan tutje “Zëri.info”.
Ambasadorja Çitaku përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë këtë video duke shprehur edhe emocionet e saja në mbishkrimin e videos.