Arseldi, Hana dhe Martina u ngjitën në ringun e ‘The Voice Kids’ me këngën ‘Beauty and The Beast’. Trajnerja Miriam Cani tha se kjo këngë ishte e duhura për ta dhe nuk mund të imagjinonte diçka tjetër që t’u rrinte kaq mirë.
Puna me tre artistët e vegjël sipas trajneres ka qenë shumë e lehtë dhe gjatë performancës ata dhuruan shumë emocion. Zgjedhja ishte shumë e vështirë për trajneren, e cila me shaka kërkoi nëse mund ta shtynin edhe pak momentin e zgjedhjes. Ajo tha se Hana kishte një vokal të kristaltë, shumë të qartë. Arseldi di të përdorë shumë mirë zërin e tij duke treguar pjesët më të forta.
Megjithë ngurrimin dhe vështirësinë për të zgjedhur mes të treve, pasi deri në momentin e fundit ajo nuk e dinte kë të zgjidhte për shkak se të tre u paraqitën në një mënyrë të shkëlqyer, Arseldi u përzodh fitues.